Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) neutralizoi Gülsün Silgir, përgjegjëse për të ashtuquajturën strukturë rinore të organizatës terroriste PKK/KCK, në Suleymaniye në veri të Irakut.
Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, MIT përcaktoi se Gülsün Silgir, me emrin e koduar Sara Hogir Riha, në të ashtuquajturën strukturë rinore të organizatës terroriste PKK/KCK ndodhej në rrethin Pencevin në periferi të Suleymaniyes në Irak.
Terroristja Silgir u neutralizua në Suleymaniye në veri të Irakut në një operacion të MIT.
Silgir, e cila u zbulua se ishte pjesë e të ashtuquajturës lëvizja rinore e organizatës terroriste, që nga viti 2011 mori pjesë në aksione dhe organizonte aktivitete për të rekrutuar staf në organizatë duke mashtruar të rinjtë. Ajo ka vepruar në periferi të qytetit Suleymaniye që nga viti 2021./aa