Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën 9-vjeçare “Hasan Prishtina”, ku ka ndjekur nga afër orën e parë të mësimit në laboratorin e ri të kodimit të sapo instaluar në këtë shkollë. Laboratori i kodimit është i pajisur me 16 laptopë dhe një tabelë interaktive për të mbështetur procesin mësimor.
“Programi i Kodimit po ecën mirë 100 SMARTLAB-et e para dhe tani po zgjerohet në 216 laboratorë të tjerë.
Shkolla “Hasan Prishtina” duke pasur një numër të madh nxënësish do të ketë dy SMARTLAB-e dhe sigurisht jam e kënaqur që këtu ka një interes të jashtëzakonshëm të fëmijëve të klasave të para”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Në këtë fazë të dytë të investimit të MAS përfshihet instalimi i 216 SmartLab-eve, ku fëmijët do të zhvillojnë aftësitë teknologjike./ata