Teksa kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit, disa nga deputetët e PD kanë qëndruar përreth foltores.

 

Balla iu ka bërë thirrje deputetëve demokratë që të ulen:

"Po kjo ça është? Ulu se nuk më shohin kolegët. Me vërtetë jeni përfaqësues të foltores, por foltorja është e të gjithëve jo vetëm e juaja."

 

“Lidhur me mocionin me debat, është vendosur data 2. Më duket qasharake që ju të mos pranoni datën 2 por të spostoni sot duke e ditur shumë mirë që kryeministri ndodhet në vizitë zyrtare në Japoni. Këtë e kemi thënë në seancën e shkuar. Në pamundësi për t’u zhvilluar më 23, debati do të zhvillohet me datën 2 sipas të gjitha kërkesave përfshirë dhe kohën e zhvillimit të debatit. Cdo deputet mund të marrë fjalën jo më shumë se 10 minuta. Ky do të jetë debati më i gjatë i zhvilluar në historinë e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Ajo që unë po ju them është që... sapo fole një gjuhë që nuk është e drejtë. Unë kam për turp të jesh ti këtu (i drejtohet Vokshit). Komisioni hetimor po shqyrtohet nga konferenca e kryetarëve. Unë nuk mendoj që është normale që Kuvendi t’i zhvillojë seancë me seancë me të njëjtën qasje. Mësoni të bëni kërkesa e për t’iu drejtuar Byrosë duhet të vish me provë shtesë. Thirrja ime është, ne s’jemi aspak të kënaqur që të marrim vendime për përjashtim kolegësh por në Kuvend, vjen deputeti shkul mmikorfonin dhe i bie foltores si daulle, prandaj nuk komunikoj dot me qytetarët se më kanë dalë njerëz këtu që se di pse. Jam i sigurt që pas datës 3 s’do jeni më kështu. E rëndësishme është që problemet e brendshme mos i sillni këtu”, tha Taulant Balla.