Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i ka quajtur sulmet ushtarake të Izraelit në Gaza, një kërcënim për stabilitetin botëror.
Në fjalën e tij në Kongresin spanjoll, Sanchez tha se përgjigja e Izraelit ishte disproporcionale dhe rrezikon destabilizimin e Lindjes së Mesme, dhe si pasojë, të gjithë botës.
“Njohja e një shteti palestinez ishte në interesat gjeopolitike të Evropës”, u shpreh ai.