Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me skemën e mashtrimit të katër zyrtarëve të Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrat për të favorizuar subjekte të ndryshme, për mospagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.
Hetimi në lidhje me katër zyrtarët, vijonte prej 16 muajsh, ndërkohë që dëmi që i është shkaktuar shtetit, përllogaritet të jetë 30 milion lekë.