Ndërkohë që komisioni parlamentar ka nisur veprimtarinë e tij për të hetuar ndërhyrjen në sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës ka vënë zyrtarisht nën akuzë, Ervin Muçën, Drejtuesi i Departamentit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit.

Ndaj tij, prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar masën e sigurisë së “arrestit në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, për ndërhyrje të paligjshme në sistem, duke kopjuar bazën e të dhënave në mënyrë të paautorizuar.

Ndërhyrja në sistem solli një reagim të fortë të ambasadës amerikane në Tiranë dhe më pas detyroi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për ndërhyrjen në sistemin TIMS, për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërhyrje e pa autorizuar”.

Ad 
 
Unmute