Ndërsa Prokuroria e Tiranës vuri zyrtarisht nën akuzë Ervin Muçën për ndërhyrje në sistemin TIMS, organi i hetimit ka zbardhur edhe mënyrën se si u eksportua baza e të dhënave në mënyrë të paligjshme.

“Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”, thuhet midis të tjerash.

Po pse e kreu këtë ndërhyrje Muça në sistem? Sipas Prokurorisë, “rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjës për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 shtetasit E. M. i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari”.