Festa e Shën Gjergjit ka bashkuar në valle kundërshtarët e partive politike në Librazhd. Kandidati i PS  për bashkinë Librazhd, Mariglen Disha dhe kryetar i PD në bashki, Bujar Vreto janë fotografuar duke kërcyer dorë për dore.

 

Ata shfaqen krah njëri-tjetrit duke harruar akuzat që hedh zakonisht opozita dhe mazhoranca në kohë fushate por jo vetëm.

 

 

Fotografia është publikuar në Facebook nga vetë Mariglen Disha. Kujtojmë se Vreto ishte në listën e PD si kandidat për bashkinë Librazhd por më pas zgjodhi të tërhiqej nga gara.