Shkrimtari dhe përkthyesi Petros Çerkezi ishte në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, në një bashkëbisedim me botuesin Jani Malo për të prezantuar dy vëllimet e tij poetike “Qiell barok melankolie” dhe “Ti më këshillon të blej një bilbil”.

Gjatë takimit u prezantua edhe vëllimi poetik “Ëngjëj hakëmarrës” i poetit Mehmet Jasin përkthyer në shqip nga Petros Çerkezi.

Për krijimtarinë e Çerkezit dhe Jasinit folën gazetari Aleksandër Çipa dhe poetesha Natasha Lako.
Në fund, ky takim letrar u mbyll me interpretime të poezive nga Kozeta Vrenjo dhe Frederika Toli Muça./ata