Ushtria izraelite bastisi kampin e refugjatëve Al-Faria, që ndodhet pranë qytetit Tubas në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, shumë ushtarë izraelitë bastisën shtëpitë e palestinezëve në kampin e refugjatëve Al-Faria. Ushtarët izraelitë përdorën plumba të vërtetë kundër palestinezëve që reaguan ndaj bastisjeve.
Ushtarët izraelitë përdorën mjete ajrore pa pilot (UAV) për qëllime zbulimi gjatë bastisjes.
Burimet shëndetësore thanë se palestinezi Mohammed Isam Shahmavi, i cili u qëllua në kokë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë gjatë bastisjes në kamp ndërroi jetë ndërsa dy palestinezë tjerë u plagosën.
Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të bastisjeve dhe sulmeve nga ushtarët izraelitë dhe kolonët hebrenj kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa