Rusia dërgon në Niger trajnues ushtarakë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Në lajmin e televizionit shtetëror të Nigerit, thuhet se në vend kanë mbërritur trajnues ushtarakë, personeli dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të dërguara nga Rusia.

Duke folur për televizionin shtetëror, një instruktor tha se ata erdhën në Niger për të përmirësuar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve dhe për të trajnuar ushtrinë.

Menjëherë pas grushtit të shtetit ushtarak në korrik 2023, Nigeri ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak me Francën dhe dëboi ambasadorin e Francës në kryeqytetin Niamey, Sylvain Itte.

Administrata e Nigerit ndërpreu marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak edhe me SHBA-në./aa