Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se ka lëshuar nga ajri më shumë se 2.700 kilogramë ushqime dhe 855 tonë ndihma humanitare në veri të Gazës.
Në platformën e mediave sociale X, CENTCOM bëri deklarata në lidhje me Gazën.
Në deklaratë bëhet e ditur se dje në orën 12:26 me orën lokale është kryer një operacion i hedhjes së ndihmave humanitare nga ajri me avion ushtarak të tipit "C-130" në veri të rajonit, me qëllim plotësimin e nevojave elementare të civilëve në Gaza.
Më shumë se 2.700 kilogramë ushqim dhe 855 tonë materiale të ndihmës humanitare u hodhën në Gaza gjatë operacionit.
Në deklaratë thuhet se SHBA-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihma humanitare nga ajri./aa