Mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë ka dështuar sërish. Për herë të katërt, deputetët e Partisë Socialiste nuk paraqiten në mbledhje.

“Duhet të ishte mbledhja e 6, për të katërtën herë deputetët e mazhorancës bojkotuan punimet. Sot kemi punuar me deputetët dhe ekspertët ligjorë për të pasqyruar me anë të një power point ecurinë e punës së komisionit dhe shkeljet kushtetuese nga ana e mazhorancës", tha Albana Vokshi.