Kryeministri Edi Rama është konsistent në qëndrimet e tij kur vjen fjala tek situata e tensionuar në Kosovë dhe raportin që kjo e fundit duhet të ketë me ndërkombëtarët.
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, kryeministri Rama tha se Albin Kurti nuk duhet ta humbasë shansin e tij për të pranimin e planit-franko gjerman. Nga ana tjetër deklaroi se nismës Ballkani i hapur i ka ardhur fundi.
Analisti Ridvan Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania se Rama e pranoi, edhe pse jo drejtpërdrejtë, se Ballkani i Hapur ishte një dështim dhe nuk i arriti objektivat e veta, veçanërisht në shtensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Sipas tij, vendosmëria e gjithë klasës politike në Kosovës për të mos e pranuar asnjëherë Ballkanin e Hapur ka dhënë rezultatin e vet në vendimin e Ramës.