Ministri i Financave Ervin Mete deklaroi sot se me rritjen e pagave që do bëhet në qershor, sektori i arsimit merr mbështetjen më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë, me afro 110 milionë euro.
Ministri Mete bëri të ditur se e gjithë kjo shumë do të shkojë vetëm për pagat në sistemin arsimor.
“Rritja kumulative vetëm në 2 vitet e fundit shkon nga 35% deri në 60% për mësuesit. Sigurisht që kjo përkthehet në një edukim më cilësor që është investim për ne në kapitalin njerëzor të të rinjve dhe të qytetarëve të ardhshëm nesër të Shqipërisë”, deklaroi ai në panelin e diskutimeve në kuadër të Javës Globale të Parasë për edukimin financiar të të rinjve./ata