Kolonët izraelitë sot sulmuan qytezën Al-Mughayyir pranë Ramallahut në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe hapën zjarr ndaj disa shtëpive.

Kreu i Këshillit të Al-Mughayyirit, Amin Abu Aliya, tha për Anadolu se dhjetëra kolonë sulmuan qytezën nga ana lindore.

Ai deklaroi se kolonët hapën zjarr ndaj disa shtëpive dhe u përleshën me palestinezët.

Abu Aliya theksoi se një numër i madh kolonësh ishin të pranishëm në hyrje të qytezës nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Të paktën 462 palestinezë janë vrarë dhe rreth 4.750 të tjerë janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite në territorin e pushtuar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), e cila i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë për të parandaluar urinë në Gaza, ku janë vrarë më shumë se 33.600 njerëz./aa