Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, ka bërë të ditur se autoritetet kanë shpëtuar me sukses 98 persona të bllokuar pas një aksidenti me teleferik që la të vdekur një person dhe shtatë të tjerë të plagosur në provincën jugore turke Antalya.
Yerlikaya në llogarinë e tij në X njoftoi se katër helikopterë nën Komandën e Rojës Bregdetare luajtën jnë rol aktiv në operacionin e shpëtimit.
“98 persona në 15 kabinet që mbetën të varura janë evakuuar me sukses. Zona (operacioni) po mbështetet nga një përpjekje e kombinuar, duke përfshirë AFAD-in, xhandarmërinë, policinë, ushtrinë, UMKE-në, organizatat joqeveritare dhe brigadat zjarrfikëse, në total 543 personel kërkim-shpëtimi. Për më tepër, burimet përfshijnë shtatë helikopterë, një avion mallrash ushtarake, 108 automjete, gjashtë ambulanca dhe drone”, tha Yerlikaya.
Dje, në rrethin Konyaalti në Antalya ndodhi një incident tragjik kur një shtyllë e rrëzuar u përplas me një teleferik, duke shkaktuar një vdekje dhe duke plagosur shtatë të tjerë, mes tyre dy fëmijë.
Ekipet e reagimit ndaj fatkeqësive nxituan në vendngjarje për të shpëtuar të mbijetuarit, duke shkaktuar pezullimin e përkohshëm të punës së teleferikut, duke lënë shumë të bllokuar.
Zjarrfikësit kryen operacione për të shpëtuar të bllokuarit në teleferikët e pezulluar.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen./aa