William Levy dhe gruaja e tij, Elizabeth Gutiérrez, janë ndarë pas 20 vitesh martesë.
Aktori kuban dhe gruaja e tij, gjithashtu aktore e famshme meksikane, kanë vendosur të ndajnë rrugët në lidhjen e tyre pasi i dhanë vetes një shans të dytë për të kapërcyer një krizë të thellë martesore që po përjetonin pak më shumë se një vit më parë.
Ishte vetë aktorja që konfirmoi ndarjen në një intervistë për “Ely”. Ajo ka folur për herë të parë për fundin e martesës me babain e fëmijëve të saj, Kailey, 14-vjeç, dhe Christopher, 14-vjeç.
45-vjeçarja ka rrëfyer se vendimi nuk ka qenë i lehtë, duke shtuar se vendosmëria për të mbyllur këtë kapitull të jetës së saj është kryesisht një premtim për veten për një fillim të ri dhe fokusohet në të ardhmen e saj dhe mirëqenien e fëmijëve, shkruajnë mediat e huaja.
“Aktualisht nuk jemi bashkë. Nga ana ime, nuk ka qenë kurrë për mungesë dashurie, thjesht mendoj se nuk jam e njëjta vajzë që kam qenë 20 vjet më parë që kam takuar. Ajo që duam në këtë moment është ndryshe. Do ta dua gjithmonë, do t’i uroj gjithmonë më të mirat dhe siç e kam thënë gjithmonë, duke qenë me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur. U dashurova me buzëqeshjen e tij… dua ta shoh gjithmonë duke buzëqeshur. Une nuk e di; ka gjëra që nëse nuk ndryshojnë, duhet t’i ndryshosh. Dhe ky ishte opsioni që duhej të merrja”,-tha Elizabeth Gutierrez.