Rrëshqitjet e dheut në ishullin Sulawesi të Indonezisë kanë lënë të paktën 18 persona të vdekur dhe dy të tjerë të zhdukur, sipas raportimeve të mediave lokale.
Dy persona janë plagosur rëndë dhe katër shtëpi janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në dy fshatra në rajonin Tana Toraja, raportoi gazeta "Jakarta Post", duke cituar qeverinë lokale.
Muajin e kaluar, 26 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut në ishullin Sumatra të Indonezisë./aa