Aktorja e Jennifer's Body dha disa këshilla për beqaret që t’i kenë parasysh për në verë.

‘Mësoni diçka të re, një aftësi ose hobi, - tha 37-vjeçarja, - dhe mos humbisni energji me djemtë.’

Sakaq, vazhdoi: ‘Djemtë nuk dinë të bëjnë gjë tjetër përveçse t’ju zhytin edhe më shumë. Ecni para. Investoni në vete.’

Fox bëri komentet e saj pothuajse një muaj pasi konfirmoi përfundimin e fejesës së saj të gjatë me Machine Gun Kelly, fill pas thashethemeve se ishin ndarë.

Gjithashtu, refuzoi të komentonte statusin aktual.

Më pas, Fox publikoi intervistën në ‘Instagram’ dhe shkroi: ‘Këshilla jete nga ekspertja e lidhjeve’, ndërsa MGK, ish-i fejuari i saj komentoi: ‘Sy e veshë./Syri.net