Një akrobate kineze ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia gjatë një performance live.

 

Akrobatja Sun ishte duke performuar live së bashku me bashkëshortin e saj në qytetin Suzhou në provincën Anhui, të shtunën, në momentin që ndodhi dhe ngjarja e rëndë. Ky i fundit u mundua ta shpëtonte bashkëshorten, por nuk ia doli dot.

Pamjet janë bërë virale në rrjet, ku shihet fare qartë gjatë performancës që akrobatja nuk ka mundur do të mbahet të bashkëshorti i saj duke rënë nga lartësia.

 

Edhe pse u dërgua në spital, akrobatja nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.