Kreu i Grupit Parlamentar socialist Bledi Çuçi në një deklaratë për mediat, u pyet se përse nuk është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Çuçi theksoi se “vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka është zbatuar plotësisht”.

“Nuk është e vërtetë që ne nuk zbatojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është zbatuar 100 përqind. Ua kam lexuar në publik se çfarë thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i GJK thotë se shfuqizohen vendimet që kanë marrë Kuvendi. Me këtë frymë; për ta çuar deri në fund këtë çështje, ne në Këshillin e mandatave morëm një vendim që t’ia çojmë seancës plenare për t’u shprehur secili deputet për këtë çështje.

Vendimi ka qenë dërgohet në Gjykatën Kushtetuese çështja e mandatit të Olta Xhaçkës. Mos bini pre e spekulimeve! Është zbatuar 100% vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Merreni lexojeni dispozitivin e Gjykatës Kushtetuese dhe aty shprehet qartë se çfarë përmban. Dhe nuk ka ndonjë detyrim për parlamentin që ta sjellë me detyrim në Gjykatën Kushtetuese çështjen për papajtueshmëri të mandatit të deputetes Xhaçka. Është tjetër për pjesën e trajtimit sesi ka arritur në atë vendim Gjykata Kushtetuese dhe aty ka 3 arsyetime të ndryshme”, deklaroi Çuçi./BalkanWeb