Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan do të vizitojë nesër Katarin dhe do të takohet me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Mohammed bin Abdurrahman Al Thani.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme turke thuhet se Fidan në Katar do të takohet me homologun e tij, Al Thani.

Gjatë takimit do të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe, situatën në Palestinë dhe zhvillimet rajonale.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, Fidani në kuadër të vizitës do të takohet edhe me zyrtarë të Hamasit ndërsa në rend dite do të jenë negociatat e vazhdueshme në kuadër të takimeve./aa