Të paktën 46 persona kanë humbur jetën nga zjarret në Kilin qendror dhe jugor, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet, njoftuan autoritetet lokale.

Zjarre të shumta shpërthyen në qytetet bregdetare të vendit të Amerikës së Jugut, Valparaiso dhe Vina del Mar.

Sipas autoriteteve lokale, zjarri shkatërroi më shumë se 1.000 shtëpi.

Presidenti kilian Gabrijel Boriç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

“Ne kemi drejtuar të gjitha ekipet tona në zonat qendrore dhe jugore të vendit për të ndërhyrë në zjarre”, tha ai në rrjetin social X.

Zjarri u përhap shpejt në qytetet Concon, Quintero dhe Maitencillo.

Në zjarret pyjore që shpërthyen në shkurt të vitit të kaluar në Kili humbën jetën 13 persona./aa