Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë theksuan "rëndësinë e mbështetjes së përbashkët të SHBA-së dhe Evropës për Ukrainën".
Presidenti amerikan Biden, priti në kryeministrin çek Fiala në Shtëpinë e Bardhë ku dy liderët diskutuan për çështjet rajonale. Në Zyrën Ovale, Biden dhe Fiala theksuan për gazetarët rëndësinë e mbështetjes për Ukrainën dhe tërhoqën vëmendjen se si dy vendet mund të rrisin bashkëpunimin për këtë çështje.
Biden vuri theksin mbi paketën e mbështetjes për Ukrainën e cila ende është e pezulluar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. "Disa vende në Evropë mund të ndërmarrin më shumë iniciativë mbi këtë çështje dhe se SHBA-ja mund të ofrojë mbështetje ndaj këtyre vendeve", tha presidenti amerikan.
Dy liderët paraqitën reagimin e tyre në mënyrë të përbashkët ndaj Iranit i cili kreu sulm ndaj Izraelit duke shprehur mbështetjen për Izraelin.
Kryeministri çek tha se është e rëndësishme që SHBA-ja të dërgojë më shumë gaz LNG në Evropë për reduktimin e varësisë së saj energjetike nga Rusia dhe se me Bidenin është konsultuar mbi këtë çështje./aa