Sokol Cikalleshi ka zgjedhur të rinovojë me Konyaspor edhe për një sezon. Sulmuesi i Kombëtares dhe klubi i Superligës turke së fundmi kanë gjetur akordin dhe kontrata e re do jetë deri në verën e 2025.
Kavajasi këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në pesë raste, teksa ka luajtur në 27 ndeshje. Me fundin e marrëveshjes që skadonte për dy muaj, palët janë dakordësuar edhe për një tjetër sezon.
33-vjeçari është sulmuesi kryesor i ekipit dhe një ndër elementët që do jetë pjesë e Kombëtares për në Euro 2024. Edhe pse javë më parë ai pati konflikt me klubin turk për pagat e padhëna, gjithçka duket se është sheshuar dhe rinovimi pritet të zyrtarizohet./BalkanWeb