Trajneri i Italisë, Lucciano Spalleti iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, para takimit të Europianit me Zvicrën.
“Bastoni është stërvitur dhe na ka lehtësuar shumë me prezencën e tij ndërsa Dimarko është dëmtuar dhe nuk do të jetë në fushë. Mendoj se do të prezantohemi me një mbrojtje me katër lojtarë, por do të jemi më sulmues krahasuar me atë çfarë kemi bërë deri më tani.
Zvicra- ”Janë një skuadër e cila organizohet shumë mirë në fushë dhe në shumë pak raste mund të shikosh hapësira mes reparteve. Ne duhet që të jemi sulmues si në pjesën e dytë kundër Kroacisë. Atë ndeshje e barazuam pasi u treguam këmbëngulës, nuk ishte një mrekulli e rastësishme” – tha ai./BalkanWeb