Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka hapur sot, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Rinisë, thirrjen e katërt për projektpropozime, për të mbështetur organizatat rinore, për të rinjtë dhe bashkitë e vendit.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha sot në një postim në rrjetet sociale se “thirrja e katërt synon të adresojë prioritetet e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029”.

Muzhaqi ftoi të gjitha organizatat rinore dhe për të rinjtë të aplikojnë për të pasur një mundësi financimi për projekt-propozimet me fokus rininë, informimin e tyre, ndërlidhjen me tregun e punës dhe mirëqenien e tyre.

Thirrja do të qëndrojë e hapur për 30 ditë, duke filluar nga data 17 prill, deri më 16 maj 2024./ata