Numërimi për kryetar bashkie në Tiranë ka përfunduar. Tashmë votat e kutisë së fundit të numëruara, pritet të pasqyrohen nga KQZ.

 

Por kutia e fundit nuk ndryshon rezultatin. Erion Veliaj është fitues me një rezultat të thellë, me 54,69 përqind të votave.

 

Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 34,58 përqind, i ndjekur nga Arlind Qori me 4,77 përqind, Roland Bejko me 4,27 përqind,  Marko Dajti me 0,97 përqind dhe Lajla Përnaska me 0,73 përqind.