Në Kirgistan është kufizuar qasja në platformën e mediave sociale me bazë në Kinë, TikTok.
Nga sot, përdoruesit në Kirgistan nuk mund të hyjnë në platformën e mediave sociale TikTok përmes shfletuesve të tillë si Google, Opera dhe Safari.
Versioni TikTok-ut i instaluar nga aplikacionet Apple dhe Google Play Store në telefonat celularë vazhdon të funksionojë.
Ministria e Kulturës, Informacionit, Sportit dhe Politikës Rinore mori vendimin për të ndaluar TikTok-un në gusht 2023 për të mbrojtur fëmijët nga informacioni që mund të ndikojë negativisht në edukimin e tyre moral.
Ministria ka aplikuar në të njëjtën ditë në Ministrinë e Zhvillimit Digjital për zbatimin e vendimit.
Dje, Ministria e Zhvillimit Digjital u dërgoi një letër ofruesve të shërbimeve të internetit për të kufizuar qasjen në TikTok./aa