Organizata Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) dhe Departamenti i Policisë së Provincës së Istanbulit kanë kapur Fehmi Oral Meşen, një nga përgjegjësit e organizatës terroriste DHKP-C.
Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, thuhet se Meşe, i cili u kap në një operacion të kryer nga Departamenti Kundër Terrorizmit nën koordinimin e MIT-it, kishte marrë pjesë më parë në aksione të armatosura të DHKP-C-së.
Për Meşen, një nga drejtuesit e organizatës terroriste, kishte urdhër arresti./aa