Regjisori Martin Scorsese, pas çmimit dhe vlerësimeve të filmit "Killers of the Flower Moon" dhe projektit që ai po përgatit për jetën e Jezu Krishtit, po planifikon të bëjë një film për Frank Sinatra, sipas Variety. Regjisori 81-vjeçar dëshiron të bëjë një film për këngëtarin legjendar dhe dëshiron që bashkëpunëtori i tij i shpeshtë aktori Leonardo DiCaprio të luajë në rolin e tij.
Në rolin e gruas së tij të dytë dhe aktores ikonë, Ava Gardner, ai është i interesuar që ta luajë aktorja Jennifer Lawrence. Ky do të jetë bashkëpunimi i dytë filmik i dy yjeve pas "Don't Look Up" të vitit 2021.
Në fakt ka gjasa që sipërmarrja filmike të mos realizohet, pasi vajza e Sinatrës Tina kontrollon pasurinë dhe emrin e babait të saj dhe nuk ka dhënë ende miratimin, pasi Gardner ishte ajo që prishi martesën e Sinatrës me Nancy Barbato, nënën e Tinës.
Megjithatë, me dy nga yjet më të mëdhenj të filmit në planet në rolet kryesore, filmi po tërheq interesin e studiove të mëdha dhe shërbimeve të transmetimit./Dosja