Një ditës pas tensioneve të regjistruara mes Kosovës dhe Serbisë pas ndalimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kuitare kryenegociatorët e dy vendeve do të takohen sërish në Bruksel. Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç do të takohen në Bruksel për te vijuar bisedimet në lidhje me Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.
Nga Bashkimi Evropian një ditë më parë kanë konfirmuar takimin e së enjtes dhe presin nga palët siç thonë të sillen në mënyrë evropiane dhe të arrijnë një marrëveshje. Në lidhje me negocimet krerë nga qeveria nga Kosova ka thënë se Rregullorja është e panegociueshme dhe se s’do të ketë asnjë alternativë që e parandalon apo shtynë zbatimin e vendimit. Ata kanë shtuar se pajtimi në takimin e fundit me propozimin e Bashkimit Evropian për një zgjidhje të përkohshme ka të bëjë vetëm me lehtësimin që qytetarët serbë në Kosovë mos të dëmtohen nga ky vendim.
Ky takim vjen në një periudhë të tensionuar, pasi të mërkurën mbi 300 qytetarët të Kosovës janë ndaluar për orë të tëra nga Serbia në pikat kufitare që i kanë me Kroacinë dhe Hungarinë. Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB) ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovë, ndër ta edhe zëvendësdrejtorin e Policisë. Pesë prej tyre tashmë janë liruar, kurse pesë të tjerë vazhdojnë të mbahen në nga autoritetet policore serbe.
Sipas MPB-së, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinë, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. /Dosja