Prezenca e OSBE-së në Tiranë, nё bashkёpunim me Shoqatёn e tё Verbёrve dhe Drejtorinё e Ndihmёs Juridike Falas, mundësuan botimin nё gjuhёn Braille tё manualit “Si tё pёrfitojmё ndihmё juridike falas”, i cili do t’u vijë në ndihmë personave që nuk shikojnë.
Manuali do të vihet në dispozicion edhe pranë të gjitha zyrave rajonale të Ndihmës Juridike Falas.
Në një postim në rrjetet sociale të Prezencës së OSBE-së në Tiranë thuhet se përfaqësues të saj u takuan sot me presidentin e Shoqatës së të Verbёrve tё Shqipёrisё, Ardjan Hysa dhe pёrfaqёsues tё tjerё tё shoqatёs, nё mjediset e saj, pёr tё biseduar nga afёr për punёn e tyre dhe sfidat qё hasin nё respektimin e tё drejtave tё personave me vështirësi në shikim.
Në takim mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, Ergys Qirici./ata