Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur unanimisht Mirela Bogdanin, si drejtuese e këtij institucioni.

Me 10 vota pro, asaj ju besua posti i drejtimit të KLP, pas vakancës që u krijua nga shkarkimi i Alfred Ballës.

Këtë detyrë, Bogdani do e mbaj për 3 vitet e ardhshme, për faktin se prej 2 vitesh, ajo është zgjedhur anëtare e KLP.

Gjatë mbledhjes, anëtarja e KLP, Nurihan Seiti thotë se pavarësisht se e vlerëson figurën e Bogdanit, do të dëshironte që të kishte konkurrencë.

Jemi njohur me një kërkesë për mbledhje urgjente për funksionimin më të mirë të KLP duhet të zgjidhet kryetari i ri.

Këshilli duhet të jetë funksional, nuk është hera e parë që kalohet një periudhë kohore ku mbaroi mandati i zotit Ibrahimi dhe zoti Balla mbajti posti e zëvendësit derisa u shpalosën të gjithë platformat.

Më duket se do të ketë një pikëpyetje për këtë mbledhje të Këshillit. E vlerësoj Bogdanin por do të doja që të kishte konkurrencë”, tha Seiti.

Mirela Bogdani në platformën që prezantoi sot para anëtarëve, theksoi se do të bashkëpunoj me ndërkombëtarët dhe institucionet e tjera të drejtësië.

“Për mua është tepër e rëndësishme puna me partnerët ndërkombëtarë, që kanë insistuar punën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe kanë vijuar mbështetjen. Do të vijoj punën me të gjitha institucionet e tjera të drejtësisë. Do të punoj për rregullimin e infrastrukturës të zyrave të KLP. Një fokus tjetër do të jetë bashkëpunimi me KLGJ, bashkëpunimi me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe me shkollën e magjistraturës.

Synoj të reformoj sistemin gjyqësor. Dëshiroj të përmbush të gjitha kushtet që ka vendosiur BE, me qëllim që drejtësia në vend të bëjë përpara. Synoj të rris edhe nivelin e kapaciteteve njerëzore, ku do të merren parasysh kriteret e meritokracisë dhe standardeve ndërkombëtare, ashtu edhe t’i jap rëndësi statusit të nëpunësit civil. Një pikë tjetër është edhe etika, që të ketë jetësim tjetër standardi”, tha Bogdani në fjalën e saj./vizionplus.tv