Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se SHBA-ja po fiton nga mbështetja financiare që siguron për Ukrainën dhe se Ukraina po zhytet në borxhe, pasi "kjo është politika koloniale që SHBA-ja dëshiron".
Duke folur për gazetarët në kryeqytetin Moskë, Peskov vlerësoi mbështetjen financiare të SHBA-së ndaj Ukrainës. Ai tha se SHBA-ja po fiton nga mbështetja financiare që siguron për Ukrainën, Peskov shtoi më tej se :
"Për shkak të mosmarrëveshjeve në politikën e saj të brendshme, Washingtoni po kërkon mënyra të ndryshme për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës. Në çdo rast, çdo mbështetje në të vërtetë përfshin inkurajimin në konflikte deri në ukrainasin e fundit dhe sigurimin e fitores për SHBA-në. Amerikanët nuk e harrojnë veten e tyre. Çdo mbështetje, para së gjithash siguron që një pjesë shumë e konsiderueshme e parave të ndara të mbeten në fushën e industrisë ushtarake amerikane. Më pas kjo shndërrohet në taksa për shtetin. Ukraina po zhytet në borxhe. Kjo është politika koloniale që SHBA dëshiron", tha Peskov.
Ai theksoi se mbështetja financiare e siguruar nga SHBA-ja për Ukrainën nuk e ndryshon situatën në front. Ai po ashtu mbrojti idenë se kjo situatë nuk është e përshtatshme për Ukrainën./aa