Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporën njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar të mërkurën dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.

Më herët dje u liruan edhe 4 policët e tjerë të ndaluar nga Policia e Serbisë.

Zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalimi kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë./ata