Shkodra priti për 3 ditë më radhë aktivitetin Kupa “Agim Tafili” në çiklizëm.
Ky aktivitet është organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Komitetit Olimpik Shqiptar.
Të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse ishin kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, të cilët gjatë fjalës së tyre kanë vlerësuar figurën e legjendës së çiklizmit shqiptar, Agim Tafili.
Të pranishëm në këtë ceremoni përmbyllëse të Kupës “Agim Tafili” ishin edhe familjarë të të ndjerit Agim Tafili dhe konkretisht djali i tij, futbollisti dhe trajneri Alsid Tafili, si dhe vëllai i Agim Tafilit, Shkëlqim Tafili, të cilët vlerësuan Federatën e Çiklizmit për nderimin që i bëjnë një figure kaq të madhe të sportit shqiptar, si edhe Bashkinë e Shkodrës për mbështetjen e vazhdueshme.
Pas fjalëve përshëndetëse të të pranishmëve është zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të Kupës “Agim Tafili” për kategorinë Junior dhe U23/Elite, ndërkohë që ekipi më i mirë i aktivitetit u shpall ekipi i “Vllaznisë”./ata