Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Berat Gjimshiti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në kualifikimin e Atalantës në gjysëm finale të Europa Ligës, ku skuadra nga Bergamo eliminoi skuadrën e Liverpul.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës në Bergamo, konfirmoi formën e mirë të mbrojtësit kuqezi dhe skuadrës zikaltër, që arritën të eliminonin nga kompeticioni Europianë një prej skuadrave favorite për titullin kampionë, Liverpulin.

“Krenari e madhe për ne, e mrekullueshme të shohësh Bergamon kaq të emocionuar dhe afër nesh. Ata jetuan një javë të pabesueshme me ne dhe sot tifozët na shtynë drejt këtij objektivi të jashtëzakonshëm”, tha Gjimshiti në një dalje për mediat, duke komentuar kualifikimin..

Ndeshja në Bergamo përfundoi 1-0 për Liverpul, por zikaltërit u kualifikuan me rezultatin final 3-1, falë fitores 3-0 të arritur një javë më parë në “Anfield Road”, kundër skuadrës së Klopp.

E merituam kualifikimin në dy ndeshjet që zhvilluam. Dua t’ua dedikoj gjithë këtë tifozëve dhe qytetit të Bergamos. Goli i Liverpul? Sigurisht që ishte një moment fatkeq për shkak të penalltisë. Por më pas morëm masat dhe u përpoqëm të luanim gjithsesi lojën tonë dhe mendoj se ia dolëm”, tha Berati.

“Vuajtëm në 20 minutat e para nga shpejtësia e tyre, por e ruajtëm përqendrimin. Më pas reaguam, morëm masat e duhura. Kjo arritje duhet të na japë shtytjen e nevojshme për ndeshjet e ardhshme. Ne duhet të ndihemi krenarë për veten dhe të japim gjithçka në të gjithë kompeticionet”, u shpreh Gjimshiti.

Forma e mirë Gjimshtiti është një lajm i mirë për kuqezinjtë, të cilët do të jenë të impenjuar në kampionatin Europian të Futbollit në Gjeramani, gjatë muajit qershor./ata