Statistikat që lidhen me turizmin vijojnë të shënojnë rritje, duke treguar qartazi një ecuri të mirë të sektorit.

Instituti i Statistikave publikoi sot raportin për strukturat akomoduese në shkurt, i cili tregon se tregojnë se numri i të huajve në hotele u rrit ndjeshëm, krahasuar me një vit më parë.

Sipas raportit, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 23.7 %, në krahasim me shkurt 2023. Numri i vizitorëve rezident ka rënë me 7.2 %, ndërsa numri i vizitorëve jorezident është rritur me 58 %.

Ndërkohë, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 53.2 %, në krahasim me shkurtin e 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e e tjerë. Numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 18.2 %, dhe numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët është rritur me 83.6 %.

Numri i vizitorëve nga Kosova shënoi rritje me 16.5 %, nga Italia numri i vizitorëve jorezidentë shënoi rritje me 13.2 %, ndërsa nga Gjermania rrija ishte rritje me 2.7 % Rritje me 2.5 % shënoi edhe numri i vizitorëve grek, ndërsa numri i vizitorëve britanik u rrit me 3.7 %.

Numri më i lartë i vizitorëve rezulton në rajonin qendror, konkretisht 66.3 %. Sipas zonave të afërsisë me bregdetin në zonat jobregdetare”, INSTAT raporton se 69.7 % e tyre ishin të vendosur në këtë pjesë.

Ndërkohë që 96.4% ishin të akomoduar në “hotele dhe akomodime të ngjashme”.
Sipas publikimit, gjatë muajit shkurt, norma e shfrytëzimit të dhomave të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16.7 %, kundrejt 9 % që ishte në muajin shkurt 2023.

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 15.2 %, kundrejt 7.6 % që ishte në muajin shkurt 2023./ata