Në pranga e policisë kanë rënë 2 persona në Korçë pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë në familje.

 

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi/ DVP Korçë

 

 

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, që 43-vjeçari kishte në përdorim, iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).

 

---

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 47 vjeç, banues në fshatin Ziçisht, Devoll, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.

 

---

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 30 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Podgorie, u kap duke transportuar me automjetin kamionçinë tip “Benz”, një sasi drush të prera në mënyrë të paligjshme.

 

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.