Në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut do të votohet sot për shkarkimin ose jo të kryetarëve shqiptarë.
Në listën votuese janë 46 mijë e 556 qytetarë ose 1 mijë e 461 më shumë në krahasim me zgjedhjet e 23 prillit 2023.
Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.
Votimet në Mitrovicën e Veriut do të mbahen në shkollën fillore “Aziz Sylejmani” në Suhodoll, objektin e komunës Lagjja e Boshnjakëve, SHFMU “Aziz Sylejamni” – Kodra e Minatorëve, International Business College Mitrovica -IBCM dhe ish-objekti komunal./KosovaPress/