Këngëtarja e njohur Olta Boka është bërë nënë për herë të dytë.

Këtë lajm surprizë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Teksa ka ndarë momentet më të veçanta nga spitali së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Olta ka shprehur të gjitha emocionet e saj.

“Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- “Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku” dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptime te tjera dimensioneve!

Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish”, shkruan këngëtarja Olta Boka./SyriNet