Pranvera ëshët këtu dhe bashkë me të edhe gjithë doza e frymëzimit për ditë të bukura, me diell dhe të mbushura plot me ngjarje emocionuese.
Një syresh prej tyre është edhe dasma, jo vetëm një si moment sublim i kurorëzimit të dashurisë mes një çifti, por edhe si një motiv më shumë për të “përqafuar” të bukurën.
Nuset e pranverës do të prezantohen me gjithë detajet romantike, nga fustanet me dekolte të theksuar dhe skaje super të gjata, te kombinimi me aksesorë elegant për flokët si fjongo, karfica, kurora etj.
Herë minimaliste dhe herë të tjera moderne, nuset që do të ngjiten në altar këtë sezon duhet të kenë parasysh këto modele flokësh për t’u dukur thjesht yll në ditën më të rëndësishme të jetës.