Studentët e Universitetit të Mjekësisë Tiranë janë bërë pjesë e zinxhirit jetëshpëtues, duke iu bashkuar fushatës për dhurim vullnetar të gjakut në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shprehu sot mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuojnë për këtë kauzë, për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe dhuruar shpresë.

“Me një gjest human dhe në vetëm pak minuta, gjithsecili prej nesh mund të bëhet pjesë e një ndryshimi të madh në jetën e dikujt që ka nevojë jetike për gjak”, u shpreh ministrja Koçiu.

Fushata ndërgjegjësuese e MSHMS-së për dhurim vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë jetike për gjak është shtrirë në të gjithë vendin./ata