Situata me rreshjet e dëborës në qarkun e Korçës është normalizuar.
Grupet e punës kanë qënë në terren me mjetet borëpastruese për të bërë të mundur pastrimin dhe kriposjen e rrugëve në zonat ku ka pasur rreshje.
Rreshjet janë regjistruar në zonat malore në lartësitë mbi 1000 metër në Voskopojë,Dardhë,Panarit etj.
Në fshatin e largët të Panaritit prej mëngjesit të sotëm është bërë i mundur pastrimi i rrugës Shtyllë-Panarit dhe situata siç shihet edhe nga pamjet është normale.
Temperaturat ditën e sotme kanë pësuar ngritje minimaliste por që parashikohet në ditët në vijim për rreshje kryesisht shiu./Shqiptarja