Pjesa e parë e ditës së sotme në territorin shqiptar do të jetë në dominimin e kthjellimeve, të cilat më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore dhe kalime të pakta vranësirash pritet të ketë në zonat malore.
Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes parshikohet që pothuajse i gjithë vendi ynë të jetë nën ndikimin e vranësive kalimtare, të cilat më të fokusuara do të jenë përgjatë kufirit Lindor.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por vijojnë të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.