Gjatë vizitës së presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Istanbul janë mbajtur protesta kundër tij për shkak të mbështetjes që Gjermania i jep Izraeli.
Steinmeier së bashku me kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Istanbulit, Ekrem İmamoğlu vizituan stacionin e trenit Sirkeci, prej ku punëtorët e parë turq u dërguan në Gjermani në vitin 1961, ndërsa këtu një grup protestoi kundër presidentit gjerman.
Grupi i cili protestoi për shkak të mbështetjes që Gjermania i jep Izraelit, brohoritën slogane "Gjermani vrasëse, largohu nga Türkiye" dhe "Gjermania vrasëse fajtor i gjenocidit".
Ndalesa e parë e presidentit gjerman Steinmeier në vizitën e tij tre-ditore në Türkiye ishte Istanbuli.
Presidenti gjerman u prit në aeroportin Istanbul nga prefekti i Istanbulit, Davut Gül, ambasadori gjerman në Ankara, Jürgen Schulz, ambasadori i Türkiye-s në Berlin, Ahmet Başar Şen dhe zyrtarë të tjerë.
Në këtë vizitë të parë në Türkiye me rastin e 100-vjetorit të fillimit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, Steinmeier do të vizitojë qytetet Istanbul, Gaziantep dhe Ankara./aa