Cristiano Ronaldo është vënë në qendër të kritikave në Arabinë Saudite, teksa autokolona e tij shkel rregullat e qarkullimit rrugor haptazi pasi kishte mbetur në trafik në rrugët e Riadit.

 

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale shihet makina Range Rover, që mendohet të jetë e badigardëve të CR7 që hipën mbi trotuar, e ndjekur më pas nga makina e sulmuesit portugez.

 

 

Disa qytetarë që po ashtu ishin bllokuar në trafik, e kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe shprehen se shpresojnë që futbollisti të arrestohet sa më shpejt për këtë veprim të patolerueshëm dhe të shëmtuar.