Pas afro 2 muaj e gjysmë nga rënia e zjarrit në Urgjencën e QSUT, nis puna për riparimin e dëmit.
30 milionë lekë të reja do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rivënia në funksion e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme, edhe pse kur godina u përfshi nga flakët ishte ende brenda garancisë së ndërtimit.
Mësohet se është e njëjta kompani që ndërtoi Urgjencën ajo që po kryen edhe punimet pas rënies së zjarrit, por me një faturë të shtuar financiare.
Opozita e ka quajtur zjarrin te Urgjenca e QSUT një skandal që duhet hetuar./SyriNet